music

http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri1gk-is-291.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri2gk-is-291.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri3gk-is-291.jpglink
«
»
Progress bar

12.08.2011 - Agjenda e një gruaje shtatzënë, ç`duhet të dijë dhe ndjekë

Po rripit te sigurimit, fluturimeve me avion dhe raporteve seksuale. Jo alkoolit, duhanit, zhytjeve nenujore dhe perdorimit te kurave natyrale kunder te vjellave, duke nisur qe nga produktet me baze xhenxhefili.

Agjenda e shtatzanise e publikuar nga ministrite e shendetesise ne shume vende evropiane permban gjithe informacionet e nevojshme qe nje grua duhet te dije dhe te ndjeke ne 9 muajt e shtatzanise, te konsideruar edhe si muajt me delikate te jetes se saj. Shoqerite me te medha shkencore kane ripare literaturen e nevojshme shkencore dhe kane hartuar nje dokument modern dhe te azhornuar: “Po investojme shume per te garantuar nje shendet sa me te mire te nenes dhe femijes, duke evituar sjelljet qe nuk duhen bere, si per shembull fiksimi per nje numer te madh kontrollesh te panevojshme”, thone mjeket. Kater vizita behet fjale per shtatzanite fiziologjike pa probleme per nenen dhe femijen.

Gjithcka nis nga pyetjet e thjeshta ato qe nje grua ne pritje te nje femije, mund t’i drejtoje gjinekologut te saj. Keshillohen jo me pak se kater vizita. Ne takimin e pare, mjeku duhet t’i ofroje gruas informacione te shkruara si libra apo udherrefyes per shtatzenine dhe te planifikoje takimet e mepasshme duke i shpjeguar mire se perse eshte e rendesishme t’i respektosh. Rekomandohet qe mjeket te ngulin kembe te stili i jetes. Per sa i perket alkoolit, provat shkencore nuk jane perfundimtare, por e mira eshte te mos perdoret.

Po ashtu ndalohet rreptesisht duhani, i konsideruar nga kerkuesit dhe mjeket si i demshem jo vetem per shendetin e nenes, por edhe per ate te femijes. Po ashtu ndalohet edhe perdorimi i cdolloj droge sado te lehta qofshin ato. Nuk ka asnje studim per shembull, qe te vertetoje demet e kanabisit, por gjithsesi perdorimi i tij nuk keshillohet absolutisht.

Per sa i perket kapitullit per aktivitetin seksual, mjeket kembengulin se te gjitha grate duhet ta dine se kryerja e marredhenieve seksuale gjate kesaj periudhe nuk eshte aspak e rrezikshme, qofte edhe kur gruaja eshte ne ditet e fundit para lindjes. Drite jeshile edhe per sportin, ne menyre te moderuar duke u limituar ne aktivitete te sigurta, pa rreziqe reniesh, traumave abdominale apo sforcimeve te dukshme fizike. Mes aktiviteteve te keshilluara gjate shtatzenise jane ushtrimet Kegel, te quajtura keshtu nga emri i doktor Arnold Kegel, qe i ka ideuar.

Behet fjale per kontraksione te lehta per te stervitur muskujt e legenit qe jane shume te pershtatshme per kurimin dhe parandalimin e shpeshte te urinimit gjate ketyre 9 muajve. Sipas disa mjekeve, shtatzenia eshte pergjegjese per dobesimin nje tjeter ushtrim i vlefshem eshte edhe ecja e thjeshte. Ecja konsiderohet nje nga ushtrimet me te mira per te rritur fluksin e gjakut dhe per te djegur kalorite. Joga keshillohet vetem nese je eksperte ne kete fushe, ndersa shetitja me biciklete jo per te evituar rrezikun te renit. Ndalohen totalisht zhytjet nenujore, sepse mund te demtojne fetusin. Per sa i perket notit, keshillohet plotesisht.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:19

Hits: 2153

22.07.2011 - Depresioni post-natal: simptomat, kush rrezikon, çfarë na ndihmon

Depresioni post-natal te nenat shfaqet 3–6 muaj pas lindjes se foshnjes. Mjeket shpjegojne se depresioni mund te filloje gjate shtatezanise, por quhet depresion post-natal vetem nese vazhdon edhe pas lindjes se femijes.

Pas sjelljes ne jete te nje femije, shume gra pesojne luhatje te humorit te tyre, pagjumesi, lodhje, frike, etj. Keto ndryshime fillojne 1-4 dite pas lindjes dhe mund te zgjasin deri ne 10 dite. Kjo njihet si melankoli e paslindjes dhe ne raste te tilla nuk ka asgje per t’u shqetesuar pasi behet fjale per nje gjendje kalimtare. Sipas statistikave, 50-80% e nenave te reja e perjetojne kete gjendje.

Rastet per te cilat duhet te shqetesoheni nuk jane keto. Specialistet theksojne se rastet me rrezik jane ato, ne te cilat shqetesimet e permenduar me larte zgjasin pertej ketij kufiri kohor. Ne kete rast nenat e reja rrezikojne te vuajne nga depresioni past-natal.

Sipas mjekeve, disa prej simptomave kryesore te depresionit post-natal jane:

1. Shqetesim, panik dhe brenga

2. Nervozizem dhe zemerim

3. Pikellim, shqetesim dhe deshperim

4. Ndjenja faji

5. Humbje te pergjithshme te interesit

6. Humbje e kenaqesise per cdo gje

7. Qarje te shpeshta ose paaftesi per te qare

8. Ulje te vleresimit per veten

9. Luhatje te gjendjes shpirterore

10. Ngritje te zerit dhe humbje te kontrollit

11. Humbje e interesit per marredheniet seksuale

13. Crregullime ne menyren e te ushqyerit

14. Mungese energjie dhe rraskapitje

15. Crregullime me gjumin

16. Mbizoterim te mendimeve negative

17. Mungese perqendrimi

Nje prej shkaqeve me te zakonshme te stresit jane ndryshimet e jetes, pergjithesisht asgje me shume se lindja e femijes nuk e ndryshon jeten e nje gruaje.

Sipas mjekeve dhe psikologeve, lindja e femijes eshte koha kur femrat perjetojne me shume ndryshime biologjike, emocionale dhe sociale. Mund te ndodhe qe nga gjithe keto ndryshime nje nene e re te behet pre e depresionit post-natal.

Cdo femer qe lind femije mund te preket nga depresionin post-natal. Bazuar ne statistika eshte bere e ditur se 10-15 femra nga 100 e perjetojne ate. Mjeket theksojne se, shifrat e verteta mund te jene edhe me te larta sepse shume femra nuk kerkojne ndihme dhe nuk i tregojne te tjereve per ndjenjat e tyre.

Ekzistojne disa faktore qe rrisin propabilitetin per t’u prekur nga depresioni pas-lindjes. Ato jane:

1. Perjetim i meparshem i depresionit.

2. Lindje e veshtire dhe traumatike.

3. Ekzistenca e probleme ne marredhenien bashkshortore.

4. Perjetimi i ngjarjeve te tjera te veshtira ne jeten tuaj

5. Izolimi nga shoqeria dhe te afermit.

6. Problemet financiare

7. Humbja e oreksit

8. Moskujdesja per veten ose kujdesi i tepruar per veten dhe foshnjen.

9. Veshtiresi per t’u adaptuar me rolin e ri, ate te nenes.

10. Mbingarkesa.

11. Abortet spontane ne te kaluaren.

Nese identifikohet heret depresioni post-natal eshte i sherueshem. Hapat e pare qe duhen ndjekur ne keto raste jane:

1. Pranoni se dicka nuk eshte ne rregull

2. Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonje shok/shoqe apo ndonje nga pjestaret e familjes per ndjenjat tuaja

3. Bisedoni me mjekun

4.Shmangni vetmine

5. Pranoni ofertat per ndihme praktike

6. Mos u mundoni te beheni amvise e persosur dhe beni sa me pak pune qe te jete e mundur.

7. Pushoni sa me shume sepse lodhja e keqeson depresionin.

8. Hani ushqim te shendetshem

9. Kryerni ushtrimet fizike.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:21

Hits: 4775

10.07.2011 - Me pemë dhe perime kundër kancerit të vezorëve

Tanimë rendësinë e pemëve dhe perimeve e ka pohuar edhe një studim i ri i publikuar në revistën Journal of the American Dietetic Association.

Shkencëtarët kanë hulumtuar nga vetitë ushqyese të 340 grave të cilat kanë qenë të diagnostikuara me karcinomë të vezorëve. Në bazë të analizave është vërtetur si gratë të cilat kanë konsumuar më së shumti pemë dhe perime kanë 34% rrezik më të ulët të vdesin nga kjo sëmundje.

Në anën tjetër, konsumimi më i lartë i mishit, veçanërisht i produkteve të mishit të thatë, është lidhur me një rrezik më të lartë nga vdekjet, për madje 128%. Rreziku më i lartë është vërejtur te konsumimi i lartë i qumështit dhe produkteve të qumështit.

Kanceri i vezores në SHBA çdo vit merr 15 mijë jetë.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:18

Hits: 1747

27.06.2011 - Kripa e jodizuar mbron shëndetin e fëmijëve

Nese nena vuan nga mungesa e jodit, eshte e qarte qe edhe foshnja e saj do te lind me kete mungese…

 

 

 

Kripa e jodizuar qe perdoret ne kuzhinen shtepiake, furra, dhe industri te ndryshme te ushqimit, siguron mikroelementet te cilet mbrojne femijet nga rreziqet e pengesave mentale si pasoje e mungeses se jodit ne ushqim, eshte thene ne forumin Nderkombetare rreth ushqimit me konsumim optimal te jodit.

 

Studimi regjional eshte kryer ne 20 vende.

Rreth 2.6 milion foshnja apo 46 perqind nga 5.6 milion foshnja lindin gjate vitit ne regjion, ne shtepite ne te cilat nuk perdoret kripa adekuate e jodizuar dhe per kete jane te pambrojtur nga çrregullimet te cilat i shkakton deficiti i jodit

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:23

Hits: 1826

15.06.2011 - Puthja e nënës, mbron foshnjat e porsalindura e kundër infeksionit

Në studimin e publikuar në gazetën New Zealand Herald dhe të realizuar nga Universiteti Otago, shkencëtarët zbuluan se bakteri i dobishëm i cili del nga goja e nënës shërben në mbrojtjen e foshnjave të porsalindura nga dhimbjet e fytit dhe infeksioni i veshit.

 

Me anë të një studimi të realizuar, për herë të parë shkencëtarët e Zelandës së Re pohuan se foshnjat e porsalindura mbrohen me ndihmën e puthjes së nënës. Në studim u zbulua se bakteri i mirë K12 i cili del nga goja e nënës shërben në forcimin e imunitetit të foshnjave përballë dhimbjes së fytit dhe infeksionit të veshit.

Specialistët pohuan se gratë të cilat morën pjesë në studim janë testuar për të parë se cilat prej tyre mbartin bakterin e dobishëm lastreptococcus salivarius K12.

Shkencëtarët gjithashtu deklaruan se foshnjat të cilat kanë marrë bakterin nga nëna në fillim do të kontrollohen çdo javë pastaj një herë në 6 javë për të parë nëse bakteri qëndron në trupin e foshnjës. Me rritjen e foshnjës ulet mundësia e ndjekjes së bakterit, por shkencëtarët pohuan se kjo çështje do të jetë baza e studimeve të ardhshme.

Last Updated on Tuesday, 05 Qershor 2012 10:20

Hits: 1637

http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/ftesagk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.ipaadriativgk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.unicefgk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_01gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_02gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_03gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_04gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_05gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_06gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_07gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_08gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_09gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_10gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_11gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_12gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_13gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_14gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_15gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_16gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_17gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_18gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_19gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_20gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_21gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_22gk-is-316.jpglink

Faqja shikohet më mirë në versionet më të fundit të browserave : Mozilla Firefox, Google Chrome, Internet Explorer , Safari                                                                                                                         

                                                                                                                

.