music

http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri1gk-is-291.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri2gk-is-291.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/galeri.galeri3gk-is-291.jpglink
«
»
Progress bar

05.09.2011 - Mami, prej nga vijnë bebet?

Si zbulojnë fëmijët trupin e tyre. Prindërit duhet që të sillen natyrshëm ndaj kureshtjeve dhe pyetjeve të fëmijëve të tyre rreth seksit…

Pavarësisht nga ajo se edhe Sigmund Frojdi një herë tha se fëmijët, madje edhe foshnjat, qeniet seksuale (për të cilat ai u përjashtua nga komuniteti akademik), shumica e njerëzve edhe sot, kur flitet hapur për seks dhe ngjarjet mbështetjet me shembuj, nuk e mbështesin këtë mendim.

Megjithatë, psikologjia moderne në një pjesë pajtohet me Frojdin, por jo edhe prindërit. Ata habiten nëse ndeshin në fëmijën e tyre të vogël të zhveshur duke lozur mjekun me moshatarët e tyre. Nuk mund të pranojnë se fëmijët janë kureshtarë dhe eksplorues për të zbuluar dallimin në mes trupit e tyre dhe kolegëve të gjinisë së kundërt. Lojërat seksuale "pacientët dhe mjekët" dhe "mami dhe babi", të ndjekura me prekje, nuk duhet ndërprerë, për shkak se ato janë të parrezikshme.

Në vend të zemërimit dhe thënieve: "çka je duke bërë," “ajo nuk lejohet", “mos e bëj më këtë", ekspertët këshillojnë që, në kohën kur fëmijën tuaj të moshës shkollore e gjeni duke lozur lojën e mjekut, bëni sikur asgjë nuk po ndodh. Në të kundërtën, do ti hidhni ndjenjën e fajit, më vonë do të ndjehet i pasigurtë, ndërsa ai nuk e konsideron se po bën diç të keqe. Por edhe vetes nuk po i bëni ndonjë të mirë.

Më vonë, kur të jetë rritur, do të dëshirojë që t`ju rrëfehet, por nuk do ta bëjë nga turpi dhe frika. Për këtë, nëse e gjeni fëmijën tuaj duke lozur në këtë mënyrë, pyeteni se çfarë dëshiron ai të di për trupin e njeriut dhe përgjigjjuni në mënyrën e përshtatshme për moshën e tij. Sigurisht që do të ju pyes se përse dallon trupi i vajzave nga ai i djemve. Pas kësaj mund të bisedoni për prekjen. Pyeteni nëse ai ndjehet mirë apo keq kur një moshatarë e prek.

Në këtë mënyrë do të fillojë të mësojë që vetëm ai/ajo kanë të drejtë të vendosin për trupin e tyre. Spjegojini që njerëzit tjerë guxojnë ti prekin vetëm duart apo shpinën, dhe egzistojnë pjesë të tjera të trupit të cilat askush nuk guxon t`ia prek.

Prindërit duhet të sillen natyrshëm ndaj lojërave të ndryshme seksuale parashkollore, kureshtjeve dhe pyetjeve rreth seksit, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për fëmijën e tyre apo për fëmijët tjerë të së njejtës gjini apo të gjinisë së kundërt. Duhet të pajtohen me faktin që fëmijët janë kureshtarë, që duan të eksplorojnë, të dijnë, të ndëgjojnë, të sqarohen…Por duhet gjetur mënyrën e përshtatshme për t`ju përgjegjur atyre sipas moshës adekuate. Përgjigjet direkte rreth marrëdhënieve seksuale duhet ti marrin tek në moshën shkollore.

Ndërsa…deri atëherë relaksohuni por hapni sytë, sepse egzistojnë edhe disa rreziqe tek lojërat. Keni kujdes për shembull, kur njëri fëmijë është më i madh se tjetri, dhe kur kjo lojë përsëritet shpesh. Në ato raste ka mundësi që fëmija më i madh insiston, ndërsa i vogli nuk dëshiron të jetë “pacient” apo “mjek”. Poashtu, mos lejoni që fëmijën të shikojë përmbajtje erotike në TV, sepse fëmijët kanë dëshirë të imitojnë ato çfarë shohin.

Mjeku Arnold Gesel, psikolog dhe pediatër i njohur amerikan, është marrë me zhvillimin psikoseksual të fëmijës, prandaj edhe e bëri skemën e atij zhvillimi, që nga lindja gjer në moshën 7 vjeç, e cila mund ti ndihmojë prindërve.

* Viti i parë: Para përfundimit të vitit të parë paraqiten erekcionet spontane të penisit, në gjumë apo në gjendje të zgjuar. Fëmija eksploron gjenitalet e tija.

* 21 muajsh: Fëmija zhvishet me dëshirë ndërsa prindërit i thonë intenzivisht që nuk duhet ta bëjë këtë. Organet gjenitale fillon ti quajë me emra të cilët përdoren për organe urinimi. I dallon djemtë dhe vajzat sipas mënyrës së veshjes dhe krehjes.

* 2,5 vjeç: Paraqitet vetëdija për egzistencën e organeve gjenitale vetanake. Bën pyetje për gjinjtë e nënës. E di që djali është si babai dhe që dallon nga nëna dhe vajzat, dhe e kundërta. E di që djemtë dhe baballarët kanë organe të tjera gjenitale dhe urinojnë në këmbë përderisa vajzat dhe nënat nuk e bëjnë në atë mënyrë. Interesohen për njerëzit pa rrobe. E dallojnë gjininë e fëmijëve të tjerë me shenjë “vajzash” dhe “djemsh”. Ky është fillimi i interesimit për dallimet fiziologjike në mes të gjinive. Djemtë shpesh i duan më shumë lodrat për vajza.

* 3 vjeç: I shpreh interesimet e tij me fjalë për dallimet seksuale fiziologjike në mes të gjinive dhe dallimet në pozicione gjatë urinimit. Vajzat mundohen të urinojnë duke qëndruar në këmbë. I shikojnë apo i prekin të rriturit me dëshirë, sidomos gjinjtë e nënës. Iu intereson martesa dhe mendojnë që mund të martohen me persona të së njejtës gjini. Lozin me gjenitale.

* 4 vjeç: I do lojërat me shfaqjen e gjenitaleve dhe urinimin në prani të fëmijëve të tjerë. Iu interesojnë banjot e të tjerëve. Gjatë kryerjes së nevojës dëshirojnë të qëndrojnë vetëm por iu intereson se si e bëjnë të tjerët. Bëjnë pyetje se nga vijnë bebet, ndërsa bien në konkludim që ato vijnë përmes barkut të nënës.

* 5 vjeç: Fëmija është i njohur tanimë me dallimet anatomike në mes të gjinive. Lojërat seksuale dhe shfaqja e gjenitaleve bëhen më të rralla nga turpi. Edhe lojërat në banjo rrallohen. Fillojnë interesimet se përse babai nuk ka gjinj ndërsa motra penis. Përsëri pyeten shpesh nga vijnë bebet.

* 6 vjeç: Paraqesin interesim të madh për dallimet seksuale në mes të gjinive dhe paraqesin shumë pyetje rreth kësaj teme. Veshin rrobe të gjinisë së kundërt. Shfaqin interesim për martesën me persona të së njejtës gjini. Djemve më të rritur iu interesojnë vajzat më të vogla. Shfaqin interesim edhe për shtatzëninë dhe lindjen.

* 7 vjeç: Fëmija është i ngopur me kureshtje për dallimet anatomike midis gjinive dhe është me pak i interesuar per seksualitetin. Ai interesohet për rolet e gjinisë dhe karakteristikat e djemve dhe vajzave. Ky vit mund të jetë i fundit për vajzat dhe djemtë të luajnë së bashku pa pengesa. Pranon shpjegimin se foshnja rritet nga pasardhësit në barkun e nënës. Bën pyetje në lidhje me detajet e lindjes: ku do të lind nëna, si do të dalë foshnja dhe të ngjashme.

http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/ftesagk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.ipaadriativgk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/100VJETORI.unicefgk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_01gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_02gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_03gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_04gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_05gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_06gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_07gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_08gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_09gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_10gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_11gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_12gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_13gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_14gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_15gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_16gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_17gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_18gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_19gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_20gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_21gk-is-316.jpglink
http://www.suogj-kgliozheni.gov.al/modules/mod_image_show_gk4/cache/sidebar-slider.suogj_22gk-is-316.jpglink

Faqja shikohet më mirë në versionet më të fundit të browserave : Mozilla Firefox, Google Chrome, Internet Explorer , Safari 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © S.U.O.GJ “Koço Gliozheni”

 

.